Një ditë pas 8 Marsit, kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, ka ofenduar rëndë një asambleiste. Me fjalët “Ta çkyj gojën po veç je femër”, i pari i kësaj komune iu drejtua anëtares së PDK-së, Kristina Gashi Bytyqi, raporton KTV.
Pas përfundimit të seancës i kërkoi falje për gjuhën e përdorur. Kështu të paktën tregon Mimoza Sojeva Pajaziti, kryetare e grupit të grave asambleiste në Kuvendin Komunal të Ferizajt, e cila bashkë me gratë e tjera të Kuvendit të Ferizajt, do të protestojnë të enjten para komunës. Sipas saj, gjuha e përdorur nga kryetari Sfarqa, është kërcënuese dhe fyese. Kryetari Muharrem Sfarqa, gjatë tërë ditës ka qenë i pakontaktueshëm për të folur për këtë rast.As vetë protagonistja Kristina Gashi Bytyqi, nuk ka parapëlqyer të flas para kamerës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo