Dështon seanca ndaj Shyhrete Berishës, rast për ndryshimin e Ligjit mbi trashëgiminë

15 mars 2017 19:16

Ka dështuar të mbahet seanca e radhës në gjykimin ku Shyhrete Berisha po kërkon të drejtën e saj për trashëgimi në shtëpinë, ku kishte jetuar deri në masakrimin e familjes së saj. Seanca dështoi pasi mungoi pala e paditur dhe përfaqësuesi i tyre ligjor, raporton KTV.

Për seancën e radhës, pritet që të dëshmojë një ekspert financiar. Megjithëse ende nuk duket afër përfundimit, avokati Qelaj shpreson se ky rast do të nxisë nisma për ndryshimin e Ligjit mbi trashëgiminë.

Shyhrete Berisha, e mbijetuara e masakrës së Suharekës, ku iu vranë burri dhe fëmijët, që nga viti 2001 është duke kërkuar të drejtën e saj për trashëgimi në shtëpinë ku jetoi deri në mars 1999.

Seanca e radhës është caktuar për 4 prill.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme