Arbëri

Numërimi i votave me kusht, me postë dhe vpnv-e nis në orën 14

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot, në orën 14, nis numërimi i votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat: Gjakovë, Gjilan, Istog, Kaçanik, Klinë, Kamenicë, Mitrovicë e jugut, Obiliq, Podujevë, Shtime, Suharekë, Ferizaj, Vushtrri, Malishevë dhe Kllokot, raporton Koha.net.

Rinumërimi sipas vendimeve të PZAP-it do të fillojë pas kompletimit të numërimit të votave me kusht; votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave përmes postës, në komunat e lartpërmendura.