Arbëri

Naser Rugova riaktualizon vrasjet e pahetuara të njerëzve të LDK-së

Deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, duke iu kundërvënë veprimit të deputetëve të Grupit të PDK-së, që sot braktisën seancën në shenjë të kundërshtimit të EULEX-it, riaktualizoi sot vrasjet e njerëzve të LDK-së, të cilat asnjëherë nuk u zbardhën.

Ku ishin këta, tha deputeti Rugova, që tash hedhin dyshime në misionin e EULEX-it, kur vetë ishin në pushtet e në institucionet përgjegjëse dhe lanë të pazbardhura vrasjen e njerëzve të LDK-së.

Ai akuzoi edhe Vetëvendosjen për koalicionin me Listën Serbe në Kamenicë, me ndihmën e të cilës u zgjodh kryetar kandidati i saj.