Arbëri

Haradinaj: Bizneset humbin mbi 300 milionë euro nga mungesa e rrymës

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se prodhuesit janë lënë të vetëm dhe për një vit bizneset humbin mbi 300 milionë euro në mungesë të energjisë.

Haradinaj këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me qëllim furnizimi me energji i sektorit në Kosovë, energjia e ripërtritshme, ku Haradinaj tha se Qeveria do të jetë partner i tyre në krejt sfidat me të cilat ata ballafaqohen.

“Të lënë vetë me probleme shtesë një nga të cilat problemë edhe që po e trajtojmë sot është energji. Furnizimi me energjinë, pra unë e konstatoj se ky problem është real. Humbjet e bizneseve shkojnë mbi 300 milionë në vit nga ta quaj ashtu sasia e pakët ose furnizimi i dobët edhe që është problem. Po ashtu shumë serioz është ndërprerja në shumicën e rasteve që është ndërprerja e pa paralajmëruar që shkakton probleme serioze. ....Duhet me thënë se Kosova e ka një urgjencë, rritjen e kapaciteteve gjenerues në tansi jo vetëm në atë të ri-përtritshme po në tanësi. Mendoj që Kosova mund ta nis një periudhë të qëndrueshmërisë së vetë energjetikë me kapacitete të raja që i paralajmëron me Kosovën e Re...Qeveria do të jetë partneri i juaj, do të jetë me ju në krejt ato sfida që i kemi të përbashkëta të realizohen sepse vija e parë ose fronti janë prodhuesit’, tha Haradinaj.

Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i klubit të prodhimit të Kosovës, ka thënë se çdo euro që e fitojnë në eksporte bëjnë kalkulime në energji elektrike. Ai po ashtu tha se askush nuk i kompenson humbjet e prodhuesve.

“Prodhuesit e Kosovës çdo euro që e fitojnë në ekspert duhet bëjnë kalkulimin e humbjeve në energji elektrike. Çështja në ketë aspekt është kritike sepse ne nuk mund të jemi konkurrues në rajon kur gjithë këto mjetet i shpenzojmë në humbje. Sikur prodhuesit t’i kenë 300 milionë euro në vit, ata do të investonin në linja të reja të prodhimit, do t’i bëjnë produktet edhe më konkurrues dhe do të jenë lojtarë regjional. Ne besojmë që furnizimi me energji elektrike është çështje e sigurisë kombëtare.....Askush nuk i kompensohen 300 milionë euro që i kanë prodhuesit”, tha Panxha.

Panxha tha se Klubi është duke punuar që të gjejë një modalitet që të bashke investohet në energji të ripërtitshme.

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se situata energjetike nuk është e kënaqshme.

“Prodhuesit e dinë qëndrimin tim rreth situatës aktuale të energjisë në Kosovës. Nuk është situatë e kënaqshme. U përmenden humbjet, përveç humbjeve janë problemet tjera që është kualiteti i energjisë, nuk është i duhur. Bizneset që gjenden pak më lag se pjesa e tarifave që mbulojnë qytete kanë probleme serioze me tensionin i cili i ndihmon e ngarkon prodhimin me shkatërrim të aparaturave. Kemi probleme me trajtimin që me të vërtet prapë duhet të përmirësohet”, tha Lluka.

Ai ka shtuar se Kosova është i vetmi vend në Evropë ku bizneset i subvencionojmë me tarifa shtëpiake. Përderisa në vendet e Bashkimit Evropian është krejtësisht e kundërta.