Arbëri

Kurti i pranishëm në seancën e Kuvendit

Albin Kurti, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje është i pranishëm sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Ndaj Kurtit Gjykata Themelore ka lëshuar një urdhërarrest pasi mungoi në seancën gjyqësore për rastin e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në seancë ka ardhur edhe Donika Kadaj-Bujupi.

Urdhërarrest është lëshuar edhe për dy deputetet e partisë Vetëvendosje, Albulena Haxhiut dhe Donika Kadaj-Bujupit, të cilat gjithashtu munguan në seancën gjyqësore.

Image