Arbëri

Presidenti i Shqipërisë viziton jozyrtarisht Medvegjen më 3 e 4 dhjetor

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndrojë më 3 e 4 dhjetor në Medvegje, njoftojnë mediat serbe. Agjencia e lajmeve Beta thekson se vizita e tij do të jetë jozyrtare, transmeton Koha.net.

Sipas këtij burimi, ai do të vendoset në hotelin “Gejzer” në Banjë të Sijarinës, ndërsa gjatë qëndrimit aty do të takohet me këshilltarë e funksionarë nga radhët e komunitetit shqiptar.

Agjencia Beta bën të ditur se Meta do të takohet jozyrtarisht me kryetarin e kësaj komune, Nebojsha Arsiqin, si dhe me kryetarin e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bijanoc e Medvegje, Zoran Stankoviqin.

Për vizitën e presidentit të Shqipërisë në Medvegje është informuar edhe Qeveria e Serbisë,

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë, në komunën e Medvegjes jetojnë rreth 7.000 banorë, nga të cilët 520 janë shqiptarë, thekson Berta, transmeton Koha.net.

Shqiptarët që pas luftës janë shpërngulur në Kosovë herë pas here shkojnë në Medvegje për të parë pronat e veta dhe sa për të votuar në zgjedhjet lokale, shkruan kjo agjenci.