Arbëri

Buxhetin e 2018-s opozita e quan të asfaltit e të luksit publik

Descriptive Text

Buxhet të asfaltit e të luksit publik e ka quajtur opozita Projektbuxhetin për vitin 2018.

Në mbledhjen e Komisionit parlamentar për buxhet dhe financa, mbajtur të mërkurën, përmbajtja e buxhetit, nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, është thënë se është në kundërshtim edhe me planin qeverisës, shkruan Koha Ditore.

Kryetari i Komisionit për buxhet dhe financa, Lumir Abdixhiku, duke argumentuar kritikat ndaj projektbuxhetit të prezantuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se çdo javë po u duhet të trajtojnë shpërdorimet enorme të parasë publike prej shumë institucioneve.

“Edhe vetë shtimi i luksit publik në këtë Qeveri me 22 ministri, 70 zëvendësministra e 200 këshilltarë po e shtojnë barrën fiskale në buxhet. Puna e parë që duhet bërë është nisja e një programi të kursimit”, ka theksuar Abdixhiku... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.