Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka paralajmëruar grevë nëse kryeministri Ramush Haradinaj nuk merr parasysh kërkesat e punëtorëve të arsimit.
Paralajmërimi për ngritje të ulët të pagave nga janari 2018, çështja e Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, mos funksionalizimi i Ligjit mbi sigurimet shëndetësore, janë çështje që po shtojnë pakënaqësitë në sektorin e arsimit në Kosovë dhe nëse nuk zgjidhen si duhet me dialog mund të çojnë në grevë të përgjithshme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSBASHK-u është duke zhvilluar vazhdimisht takime me punëtorët e arsimit në komunat e Kosovës dhe me ata nga UP dhe krahas aktiviteteve sindikale është duke u hapur edhe debat për aktualitetin në këtë sektor me rëndësi.
“Të punësuarit në arsim kanë shtuar presionet ndaj SBASHK-un me kërkesat legjitime e të arsyeshme që të zhvillohet një dialog i mirëfilltë me Qeverinë Haradinaj lidhur me gjithë çështjet aktuale duke nisur nga fati i Ligjit për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1989/90 e deri në vitin shkollor 1998/99, implementimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore dhe lidhur me paralajmërimin për ngritjen tejet të ulët të pagave nga janari i vitit 2018”, thuhet në komunikatën për media të SBASHK-ut, raporton KP.
SBASHK-u i ka dërguar shkresë zyrtare për këto çështje kryeministrit Ramush Haradinaj, zëvendës kryeministrave Fatmir Limaj e Enver Hoxhaj dhe ministrave Yagcilar, Bytyqi , Hamza e Ismajli me kërkesën që në pjesën e parë të dhjetorit të niset me dialogun konkret lidhur me këto shqetësime dhe të gjendet zgjidhje e drejtë, pasi në të kundërtën SBASHK-u nuk përjashton grevën e përgjithshme në arsim.