Arbëri

Haradinaj për demarkacionin: Nuk do të bëjmë kompromis për asgjë në dëm të interesit nacional

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka siguruar qytetarët se nuk do të bëhet asnjë kompromis në dëm të interesit nacional.

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, Haradinaj ka thënë se ekziston kujdesi që mos të kalohet nëpër rrugë të dhimbshme për të arritur deri te liberalizimi i vizave.

“Ajo që mund të ju siguroj është që jemi shumë seriozë për të arritur te lëvizja e lirë e qytetarëve të vendit. Pra, të gjitha veprimet që kemi ndërmarrë deri sot e kanë parasysh këtë, por jo në kompromis ose në dëm të temave të interesit nacional. Pra, jemi të kujdesshëm që mos të kalojmë nëpër rrugë të dhimbshme deri te liberalizimi i vizave, por nëpër rrugë që na bëjnë nder gjithë jetën”, theksoi Haradinaj sot në Mitrovicë gjatë një vizite që i ka bërë Akademisë Kosovare për Lidership, raporton KP.

Haradinaj me këtë rast është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me atë çka ka parë në këtë akademi, duke thënë se ky është një projekt i vlefshëm për Kosovën të cilin duhet shpërndarë në mbarë vendin.