Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në shtetin e Kanadasë, sot në parlamentin kanadez do të pritet nga kryetari i Senatit, George J. Furey.
Pas takimit me kryetarin e Senatit të Kanadasë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim edhe me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Geoff Regan.
Në Parlamentin e Kanadasë, presidenti Thaçi është planifikuar të marrë pjesë edhe në një diskutim të hapur me deputetët kanadez në Dhomën e Komuniteteve, si dhe më pas do të takohet edhe me liderin e opozitës, Andrew Scheer.
Pas takimeve në Parlamentin e Kanadasë, presidenti Thaçi do të takohet edhe me kryediplomaten e Kanadasë, Chrystia Freeland.
Ndërsa, në mbrëmje, presidenti Thaçi pritet të ketë një takim edhe me komunitetin kanadezo-kosovar, të cilët shërbejnë si urë lidhëse mes dy popujve tanë, transmeton kp.
Presidenti Thaçi më herët është takuar edhe me krerët e shtetit kanadez, Guvernatoren e Përgjithshme të Kanadasë, Julie Payette, Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, ministrin për Tregti Ndërkombëtare të Kanadasë, François-Philippe Champagne, si dhe ka marrë pjesë në një diskutim të hapur për Kosovën dhe rajonin me deputetët kanadez në Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin e Kanadasë. Presidenca e Kosovës i ka konfirmuar këto takime të sotme të presidentit Thaçi në Kanada.
-
22 nëntor 2017 15:38
-
Shpërndaje në: