Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dënimi i Ratko Mlladiqit për gjenocid është i rëndësishëm për të siguruar drejtësi për viktimat.
“Ne mendojmë sot për Srebrenicë. Ne gjithashtu duhet të sigurohemi që autorët e këtyre akteve dhe nxitësit e ideologjisë gjenocidale vazhdojnë të paguajnë për të keqen që e lëshuan nga Beogradi”, ka shkruar ai në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo75 vjeçari, Ratko Mlladiq u dënua sot nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm.
Gjykata ka vërtetuar se ai ka pasur rol të rëndësishëm në “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale” në Bosnje.
Ndaj tij rëndonin 11 aktakuza të cilat përfshinin krimet kundër njerëzimit, vrasjet, përdhunimet, persekutimet dhe torturat.