Arbëri

Trudeau ia konfirmon Thaçit përkrahjen për Kosovën

Descriptive Text

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau, i cili ka thënë se shteti i tij do të qëndrojë përkrah Kosovës.

Thaçi që po gjendet në një vizitë në Kanada, ka thënë se kryeministri Trudeau ia konfirmoi përkrahjen e shtetit kanadez për Kosovën.

“Kanadaja do të qëndrojë përkrah Kosovës. Këtë ma konfirmoi edhe kryeministri Trudeau në një takim miqësor e të përzemërt”, ka shkruar Thaçi në Facebook.