Kosova e Kanadaja së shpejti me marrëveshje për mbrojtjen e Investimeve

Kosova e Kanadaja së shpejti me marrëveshje për mbrojtjen e Investimeve

22 nëntor 2017 10:09

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i Kanadasë për Tregti Ndërkombëtare, François-Philippe Champagne, sot janë zotuar se Kosova dhe Kanadaja së shpejti do ta kenë Marrëveshjen për Mbrojtje të Investimeve në mes dy vendeve tona, duke nënshkruar Letrën e Qëllimit të Mirë, e cila i paraprin kësaj marrëveshjeje.

Sipas njoftimit për media nga Presidenca Thaçi ka thënë se bashkëpunimi bilateral ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë është në rritje, veçanërisht në ekonomi, me theks të veçantë në fushën e minierave.

Ndërsa, ministri për Tregti Ndërkombëtare i Kanadasë, François-Philippe Champagne, ka thënë se Marrëveshja për Mbrojtje të Investimeve do të ketë shumë rëndësi për çdo investim të mundshëm në Kosovë.

Po ashtu, presidenti Thaçi dhe ministri kanadez, François-Philippe Champagne, kanë folur edhe për reformat e bëra në ekonominë e Kosovës, ku konfirmim i suksesit në këto reforma është edhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian, si dhe pranimi i Kosovës në programin e Korporatës për Sfidat e Mijëvjeçarit të Kongresit Amerikan.

Presidenti Thaçi ka thënë se investimet kanadeze janë shumë të rëndësishme për ekonominë e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme