Vetëvendosje kërkon përjashtimin e gjyqtarit Kalludra

Vetëvendosje kërkon përjashtimin e gjyqtarit Kalludra

22 nëntor 2017 09:58

Deputeti i Vetëvendosjes, Faton Topalli, pas shtyrjes së seancë gjyqësore ndaj tij dhe kolegëve të tij, Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiut për gazin lotsjellës në Kuvend, ka kërkuar heqjen e gjyqtarit Beqir Kalludra.

Topalli ka thënë se gjyqtari Kalludra është i politizuar dhe sipas deputetit të VV-së, këtë e ka treguar me vendimin që mori ndaj aktivistëve të kësaj partie për sulm ndaj Kuvendit, transmeton KTV.

“Kjo gjykatë është tërësisht e politizuar dhe në shërbim të klanit Pronto, për të mbështetur interesat politike të këtij klani. Unë kërkova fjalën nga Gjykata për të kërkuar që Gjykatësi Kalludra të hiqet si gjyqtar kryesor sepse është politizuar dhe është në shërbim të interesave politike, këtë e tregon me vendimin për burgimin e aktivistëve Vetëvendosje të akuzuar për terrorizëm. Ata u dënuan pa asnjë fakt të vetëm dhe ata që vërtetë e gjuajtën Kuvendin janë në liri”, ka thënë Topalli pas shtyrjes së seancës gjyqësore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme