Arbëri

Keqkualifikimi i rastit nga Prokuroria dhe parashkrimi mbylli rastin e shitblerjeve të notave në UP

Prokurorisë së Shtetit i ka “kushtuar” me humbje të rastit mospërfshirja e profesorëve në hetimin për shitblerje të notave në Fakultetin e Mjekësisë e regjistrim të paligjshëm në Universitetin e Prishtinës.

Gjykata e Apelit e ka liruar nga të gjitha akuzat grupin e 12 studentëve, të cilët ishin dënuar nga shkalla e parë si “grup kriminal” që kishin shitur nota e kishin kryer regjistrime në shkëmbim të parave. Kjo, pasi që asnjëri nga personat që po akuzonte Prokuroria e Shtetit nuk ishte person zyrtar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë rast persona zyrtarë llogariten profesorët, të cilët ligjërisht bëjnë notimin e studentëve apo menaxhmenti i UP-së që janë përgjegjës në regjistrimin e studentëve. Asnjë profesor nuk është intervistuar asnjëherë në çfarëdo cilësie nga Prokuroria e Shtetit.

Kjo instancë madje as nuk i kishte ftuar profesorët, notat e të cilëve u shitën në cilësinë e dëshmitarëve në gjykim që ka zgjatur rreth dy vjet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.