Arbëri

Prokurori i EULEX-it në gjykimin e Limajt: Korrupsioni është “kancer” në Kosovë

“Korrupsioni është ‘kancer’ në Kosovë”. Me këto fjalë e ka filluar prokurori i EULEX-it, Charles Hardaway, dy vjet më parë procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit të MTPT-së, Fatmir Limaj, dhe me të njëjtat fjalë e ka përfunduar.

Në prezantimin e fjalës përfundimtare të martën para Gjykatës Themelore të Prishtinës, Hardaway ka thënë se bindja e tij rreth korrupsionit në Kosovë është vërtetuar edhe gjatë procesit gjyqësor ndaj Limajt e të tjerëve, të akuzuar për krim të organizuar në rastin “MTPT”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndarja e tenderëve në kohën e ish-ministrit, tani zëvendëskryeministër, Limaj, sipas prokurorit, është bërë nga politika. Ai po ashtu ka thënë se pretendimet e të akuzuarve për politizim të këtij procesi gjyqësor deri më tani nuk qëndrojnë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.