Arbëri

Vitin tjetër nga Tirana në Elbasan nëpër autostradë

Ministri i Transportit dhe Energjisë, Damian Gjiknuri tha se buxheti për infrastrukturën është rritur në krahasim më vitin e kaluar.

Duke prezantuar buxhetin për vitin 2018 në Komisionin e Ekonomisë, ai tha se vitin e ardhshëm do të përfundojë rruga e re Elbasan – Tiranë, e cila do ta lidhë me autostradën Tiranë-Durrës.

Gjithashtu Gjiknuri tha se do të përfundojnë të gjitha projektet e nisura, duke përfshirë edhe Rrugën e Kombit, që sipas tij ende nuk është përfunduar.