Këta janë deputetët e rinj pas zgjedhjeve të kryetarëve të komunave

Këta janë deputetët e rinj pas zgjedhjeve të kryetarëve të komunave

21 nëntor 2017 09:54

Shemsi Syla dhe Salih Zyba janë deputetët më të rinj të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.

Syla tashmë ka të sigurt ulësen në Kuvend pasi deputeti Qëndron Kastrati ka fituar garën për kryetar në Kamenicë. Në anën tjetër, Zyba do të ulet në Kuvend vetëm nëse Mytaher Haskuka merr pozitën e të parit në Prizren. Ai po udhëheq me diferencë të vogël të votave ndaj Shaqir Totajt të PDK-së dhe pritet vetëm numërimi i votave me kusht për t’u publikuar rezultati përfundimtar.

Image

Image

Ndryshime në listat e deputetëve do të ketë edhe te PAN-i. Agim Aliu i PDK-së fitoi në Ferizaj dhe në vend të tij do të ulet Muharrem Nitaj i AAK-së, shkruan Koha.net.

Image

Edhe pse kishin hyrë si një listë, PDK-AAK-Nisma, tash ato funksionojnë si grupe parlamentare të ndara. Kjo bën që AAK tani të bëjë 10 deputetë në Kuvend, ndërsa PDK bie në 23. VV mbetet me më së shumti deputetë, gjithsej 32, ndërsa LDK është pas saj me 27.

Ndryshime mund të ketë edhe në listën e deputetëve të LDK-së. Kjo vetëm nëse në Prishtinë, pas numërimit të votave me kusht, Arban Abrashi arrin të përmbysë diferencën prej 237 votash ndaj Shpend Ahmetit të VV-së. Në vend të deputetit Abrashi do të futej Blerim Grainca.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme