Arbëri

Fëmijët në Kosovë pa mbrojtje institucionale

Në Kosovë ende shkelen të drejtat e fëmijëve, në mënyrë të veçantë kategorive me nevoja të veçanta, viktimave të abuzimit me substanca narkotike dhe atyre që në mungesë të kujdesit prindëror u mungon kujdesi institucional. Vlerësimi për trajtimin jo të mirë të fëmijëve është dhënë nga ekspertët në Ditën e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat e Fëmijës.

Sipas Klevis Vaqarit, nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF), me gjithë përshtatjen e mirë të legjislacionit për të drejtat e fëmijëve, problem i vazhdueshëm mbetet implementimi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vaqari ka thënë për gazetën se aktualisht në Kosovë ekziston nevoja për ndërhyrje dhe investim institucional në garantim të respektimit të të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtje të kategorive të cenueshme.

Ndonëse Kosova ende nuk e ka ratifikuar Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijës (KDF), Vaqari thotë se ajo është përfshirë në gjithë legjislacionin e Kosovës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.