Shefi i përgjithshëm i shtabit zgjedhor të PDK-së, Abelard Tahiri, ka paralajmëruar zgjedhje të brendshme në këtë parti pas rezultateve në zgjedhjet lokale.
Në Express të KTV-së, Tahiri ka thënë se PDK do të ketë reformë të brendshme me struktura të reja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ai ka mohuar të pranojë se një veprim i tillë ka nisur pas humbjes në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku PDK nga 10 komuna në të cilat ishte në balotazh fitoi vetëm në katër.
Ajo tani në total do të udhëheqë me Ferizajn, Kaçanikun, Shtime, Drenas dhe Dragash. Në Dragash pritet numërimi i votave me kusht për t’u vendosur përfundimisht fituesi.