Arbëri

MBP, MPMS dhe UNDP me marrëveshje të përbashkët

U nënshkrua marrëveshje bashkëpunimi për riintegrimin e personave të Riatdhesuar në Programin e Vetëpunësimit

Ministria e Punëve të Brendshme, ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e riintegrimit të personave të Riatdhesuar në Programin e Vetëpunësimit.

Marrëveshjen e nënshkruan, ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica dhe zëvendësshefja e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.

Kjo marrëveshje ofron kornizën e bashkëpunimit në mes të MPB-së, MPMS-së dhe UNDP-së, në zbatimin e aktiviteteve për mbështetjen e personave të riatdhesuar, duke ju ofruar mundësi të krijimit të bizneseve dhe ofrimit të shërbimeve të konsulencës përmes programit të vetëpunësimit në kuadër të programit aktiv për tregun e punës në Kosovë.