Arbëri

Në kompjuterin e Bin Ladenit fotoja e kishës dhe harta e Mitrovicës?

Beograd, 20 nëntor – E përditshmja e Beogradit, “Politika”, citon sot një shkrim të “Sputnjikut” rus, sipas të cilit ndër dokumentet e gjetura në kompjuterin e Osama Bin Ladenit, të publikuara nga CIA, gjendet edhe fotografia e kishës serbe “Shën Dimitri” dhe një hartë e Mitrovicës, transmeton Koha.net.

Kjo gazetë jo pa hile citon “Sputnjikun”, i cili shkruan se lideri i vrarë nga amerikanët i Al Kaidës terroriste ishte shumë i interesuar për Kosovën dhe këtë pohim e dëshmon me dokumentet e gjetura në kompjuterin e tij personal.

“Kemi gjetur edhe një baner në të cilën shkruan “Xhihadi i Kosovës – shfarosja myslimane e të krishterëve të Kosovës? si dhe hartën e Kosovës nga periudha e Perandorisë Osmane në të cilën paraqiten Prishtina e Vushtrria” theksohet në sajtin e “Politikës”.