“Nëna Terezë” e Caritas zbusin presionet migruese në Kosovë

“Nëna Terezë” e Caritas zbusin presionet migruese në Kosovë

15 mars 2017 14:32

SHHBK “Nëna Terezë” në bashkëpunim me Caritas Austria, është në implementim e sipër të projektit Kthimi në shtëpi “Back Home and now what?” dedikuar kthimit dhe riintegrimit të të kthyerve nga Austria.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media nga kjo shoqatë, qëllimi i përgjithshëm projektit është të kontribuojë në uljen e presionit migrues në Kosovë dhe të kujdeset për riintegrimin e popullatës së Kosovës përmes krijimit të aktiviteteve të qëndrueshme ekonomike dhe rritjen e mirëqenies të 100 personave të kthyer dhe 20 familjeve të rrezikuara sociale.

Zonat e synuara janë ato të cilat janë prekur shumë nga vala e emigrimit në fund të vitit 2014 / fillim të vitit 2015 (zonat përreth Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt dhe Prishtinës).

Drejtori i Shoqatës ‘Nëna Terezë’ Zef Shala informon se është dhuruar granti i 66- të nga i cili janë duke u ofruar këshillime dhe trajnime plotësuese për mbarëvajtjen e granteve, njëkohësisht punëtorët tanë social janë duke monitoruar dhe progresin e tyre gjatë gjithë kohës.

“Përveç granteve për vetëpunësim, projekti mundëson edhe edukim profesional për të kthyerit, andaj momentalisht 54 përfituesit janë duke vijuar kursin profesional në Qendrat Profesional në Prishtinë, Ferizaj dhe Mitrovicë, dhe më tej do të përkrahen me subvencionim të pagave në kompani të ndryshme prodhuese,” shtoi më tej Shala.

Shoqata ‘Nëna Terezë’ bashkëpunon ngushtë me të gjithë akterët e përfshirë në proces të kthimit si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal. Momentalisht është pjesë e Task grupit shtetëror në kuadër të Ministrisë e Punëve të Brendshme ku së bashku me organizata të tjera shtjellohen sfidat dhe shkëmbehen përvoja në të mire të avancimit të procesit të kthimit të qëndrueshëm. Gjithashtu, janë nënshkruar 19 Marrëveshje Mirëkuptimi më 19 komuna të Kosovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme