Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama paralajmëroi sot bizneset për vetërregullim, duke deklaruar se “forca e ligjit do të jetë mbi çdo biznes që mashtron”.
Në komunikimin javor përmes faqes së tij në “Facebook”, Rama u shpreh se “e kemi bërë të ditur publikisht ambicien tonë për të luftuar informalitetin e punëve në të zezë dhe rritur konkurrencën e ndershme si edhe kontributet e sipërmarrjes në arkën e shtetit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kemi arritur rezultate të rëndësishme deri këtu, por presim ende shumë akoma dhe mundësitë për shumë më tepër janë vërtetë të mëdha”, tha Rama.
Me zgjerimin e bazës së TVSH-së, vijoi kreu i ekzekutivit, që tanimë është miratuar nga kuvendi i Shqipërisë dhe prej janarit të ardhshëm do të përfshijë edhe çdo biznes të vogël mbi 2 milion lekë xhiro vjetore, padyshim që vlera e shtuar e operacionit anti-inforamlitet do të rritet.
“Fokusi ynë është vënë në radhë të parë tek biznesi i madh. Rritja aktuale me mesatarisht 4.5% e qarkullimit mujor të bizneseve të mëdha është një tregues që flet pozitivisht, siç flet pozitivisht edhe rritja me 15.5% e të ardhurave”, deklaroi kryeministri.