Pas alarmimit nga mediat, pezullohen 12 gurore në Tomorr

Pas alarmimit nga mediat, pezullohen 12 gurore në Tomorr

19 nëntor 2017 15:06

Ministri i Turizmit i Shqipërisë, Blendi Klosi, ka pezulluar punën e 12 guroreve në malin e Tomorrit dhe ka paralajmëruar se do të kalojë në sitë të gjitha këto biznese kudo ku operojnë në vend.

“Gjobë, revokim i lejes mjedisore dhe mundësi për ndjekje penale për 12 guroret që për vite kanë shfrytëzuar kundër gjithë parametrave mjedisorë malin e Tomorrit. Në sitë të gjitha guroret në të gjithë vendin!” ka njoftuar vetë Klosi në rrjetet sociale.

Tomorri ka statusin e Parkut Natyror dhe për guroret që po e dëmtonin atë, gjatë ditëve të fundit alarmuan mediat shqiptare.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme