“Blici” ‘zbulon’ prapaskenat e takimit të tensionuar mes Haradinajt e Mogherinit

“Blici” ‘zbulon’ prapaskenat e takimit të tensionuar mes Haradinajt e Mogherinit

19 nëntor 2017 08:07

Gazeta serbe “Blic” pretendon të ketë mësuar nga burime se çfarë ka ndodhur brenda takimit mes kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Ky medium thotë të jenë thënë fjalë të ashpra në atë takim, me ç’rast Mogherini edhe e ka lëshuar takimin.

Ndonëse nuk janë publikuar arsyet zyrtare për anulimin e konferencës së përbashkët për media, burimi i “Blicit” nga qarqe diplomatike në Bruksel thotë se për shkak të tonit gjatë takimit, Mogherini ka refuzuar të paraqitet para gazetarëve.

“Shqiptarët insistonin vazhdimisht në drejtim të dhënies së liberalizimit të vizave për Kosovën dhe përfshirjen e Amerikës në dialogun me Serbinë. Shefja e diplomacisë së BE-së e mori këtë personale dhe e lëshoi takimin e Këshillit para përfundimit”, ka thënë bashkëbiseduesi i “Blicit”, transmeton Koha.net.

I njëjti burim ka shtuar se i tërë takimi ka shkuar me tensione dhe se pala kosovare ka pasur qasje shumë agresive.

“Edhe në takimin e mbyllur ka pasur fjalë të rënda, pasi që Mogherini që nga fillimi i seancës së hapur ka qenë e nervozuar. Kur kemi të bëjmë me Serbinë, Haradinaj ka insistuar që në përfundimin e tij duhet të ketë njohje reciproke ndërkombëtare të të dyja shteteve. Federica Mogherini nuk është pajtuar me këtë dhe se në atë moment situata është tensionuar”, zbulon burimi i gazetës serbe.

Përfaqësuesja e lartë nuk ka dashur të lëshojë takimin as kur është folur për liberalizimin e vizave dhe ka insistuar në demarkacionin me Malin e Zi.

“Mogherini ka folur për Gjykatën Speciale, por Ramush Haradinaj e ka injoruar tërësisht atë temë ndonëse është pritur të thotë diçka”, ka shtuar ai.

Kujtojmë se edhe Radio Evropa e Lirë ka raportuar për lëshimin e takimit nga ana e Mogherinit.

© KOHA

Komentet

ismeti11/12/2017 11:36

more Shaban nuk prishem me europen se edhe kshtu kurr si ka dasht shqiptart por duhet me ja bo te qart se jemi shtet dhe se duhet me na respektu . Me vjen mir se kem nje kryemenister siq eshte RAMUSH HARADINAJ Bravo

Arsimi05/12/2017 10:12

Bravo Rambo!

Halil Durmishi 27/11/2017 11:18

Bravo Ramushit .sa ma shum me vazhdu bisedimet me Serbin aq ma shum perfiton serbia .por te lutem zt.Haradini sa her qe lypin tedrejta per serbet ne Kosove serbet, Lypë edhe ti te drejta per shqiptaret tanë qe Kemi ne atan , Lypi Evropes shtig edhe ti Association. Perndryshe mos i prano Association ase ne Mitrovic . Mos harroni sa viktimat kan shkaktuar ne Kosov dhe me i dhan Asociacion so ne Bosnje Republika serpska .Qa jau nin per sloben e mlladiqin per dy persona ,Keta Po e realizojn qellimin pe Fotojn serpska Republiken dhe Associationin ne Kosovë me ndihmen e Europes.Shpresojm te ti zt.Haradinaj.dhe te pr.Thaqi bashkpunoni se ma te Fortit Jeni.

I Mitrovicsi27/11/2017 13:11

Kjo menyre e tonit te bisedimeve na ka munguar. Nuk eshte as z. Mogherini e as BE te paprekshem . Na duhet nje konsolidim i plote i brendshem i te gjitha forcave ( qka nuk besoj se mund ta bejme) dhe te dilet e te bisedohet. Mjafte me me takime e bisedime boshe. Edhe nga ana e BE duhet te kerkohet qe ose te jene garantues te marreveshjeve qe do te nenshkruhet ose ti lene krejt ato bisedime se ashtu ashtu po zgjasin gjate dhe po shihen se nese vazhdijne me kete "trysni" sdo te kete asgje ne fund.

shaban24/11/2017 13:41

Veq edhe kjo na po na mungon me u prish me Europen.Kshtu është kur ke kryeminister analfabet

Ernest Tushi20/11/2017 09:00

Nese raporti i Blicit eshte i vertete , Ramush Haradinaj ka insistue ne qellim e platforme te natyrshme te perfundimit te marreveshjes ne mes Serbise e Kosoves . Nuk munden deri ne pafundesi te sterzgjaten bisedat ne mes te dyja vendeve , e vetem qe te arsyetohet pozita dhe funksioni i zonjes Mogherini. Bisedat pa nji konstrukt e strategji perfundimi nuk kane kuptim !! Pra, keshtu deri sot si ka qene praktika e bisedimeve , pa ju pa horizonti i saj , eshte jashtezakonisht e demshme per Kosoven dhe dobikeqe. Te lumt Ramush !!

Shto koment

Të ngjashme