Arbëri

Të bashkuar në mbrojtje të kafshëve

Moskujdesi ndaj kafshëve në Kosovë dhe gjendja e vështirë e atyre që janë në rrugë i ka bërë bashkë një grup prej mbi 8 mijë vetash në rrjetin social Facebook.

Grupi i quajtur “Të bashkuar për kafshët”, i themeluar në vitin 2010 nga prishtinasi Driton Gusia bashkë me disa të rinj, qëllim kryesor ka iniciativat vullnetare në mbrojtje të kafshëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo që i kishte prekur shumë themeluesin bashkë me shoqërinë e tij ishte mosinteresimi i qytetarëve në Kosovë për t’u ofruar ndihmë kafshëve.

Brenda 7 vjetëve grupit vazhdimisht i janë bashkuar anëtarë të cilët në mënyra të ndryshme kontribuojnë për këtë qëllim. Aktualisht grupi numëron 8.171 anëtarë.

Dikush ofron mjete financiare për shërimin e kafshëve, dikush u gjen strehim e dikush edhe i adopton... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.