Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dallaveret me rrymën në veri

Shteti i Kosovës për vite të tëra ka toleruar dhe heshtur dallaveret me energjinë elektrike në veriun e populluar me shumicë serbe.

Pafuqinë e vet për ta vërë nën kontroll sistemin energjetik në veri Qeveria ua ka “faturuar” qytetarëve në jug. Llogaritet se çdo vit qytetarët kanë paguar mbi tetë milionë euro për energjinë e harxhuar nga veriorët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për energjinë që Kosova ka prodhuar, milionat vazhdon t’i inkasojë Serbia në mënyrë selektive. Institucionet lokale, korporatat e bizneset janë ato të cilave Serbia ua mbledh paratë për energjinë e shpenzuar. Ndërkaq shumica e konsumatorëve individualë nuk kanë paguar asnjëherë fatura.

Shteti serb ka ushqyer këtë mënyrë jetese në këmbim të lojalitetit të serbëve, shumica e të cilëve nuk e shohin të ardhmen e tyre në shtetin e Kosovës. Serbia mban nën kontroll edhe nënstacionin e Vallaçit në pjesën veriore, praktikisht dhe tërë sistemin e transmisionit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.