Vatovci kërkon nga Haradinaj më shumë angazhim për personat me nevoja të veçanta

Vatovci kërkon nga Haradinaj më shumë angazhim për personat me nevoja të veçanta

18 nëntor 2017 12:50

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti në takim kryetarin e Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, Agim Vatovci, me të cilin kanë biseduar për punën që po bënë kjo shoqatë dhe sfidat me të cilat po përballet ajo.

Sipas njoftimit të Kryeministrisë, Haradinaj ka ofruar përkrahjen për të gjitha kategoritë dhe organizatat e personave me nevoja të veçanta duke thënë se është obligim i të gjithëve që të respektojnë kushtetutën dhe ligjet në fuqi, të cilat e rregullojnë statusin e kësaj kategorie në shoqërinë kosovare.

Nga ana tjetër, Agim Vatovci, kryetari i Shoqatës së Personave me Nevoja të Veçanta në Kosovë, ka thënë se duhet një angazhim më i madh për një përfshirje më të madhe të kësaj kategorie në tregun e punës si dhe të zbatohet me përpikëri Ligji për punësimin dhe rehabilitimin e njerëzve me nevoja të veçanta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme