Kreu i shtetit, Hashim Thaçi, ka treguar se çfarë do të flasë sonte në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax të Kanadës.
Në një postim të tij në Facebook ka thënë se do të shpalosë përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe të një shoqërie gjithëpërfshirëse.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përvoja e Kosovës me misionin paqeruajtës të NATO-s dhe me administratën e UNMIK-ut, si dhe sukseset në rindërtimin e shoqërisë dhe ndërtimin e shtetit janë përvojë e vlefshme për tërë botën.
Nga kjo përvojë mund të mësojmë për rastet e tjera, ku duhet të intervenohet për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të ndihmohen shoqëritë të ndërtojnë shtet mbi parimet e lirisë e barazisë”, ka shkruar Thaçi.