Arbëri

Guineja Bissau nuk e ka njohur Kosovën

Kryeministri i Guinea Bissau, Umaro Sisoko, i cili po qëndron për vizitë në Beograd, ka thënë se ky vend asnjëherë nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, transmetojnë mediat serbe.

Sisoko ka thënë se edhe pse Guineja Bissau nuk ka njohur Kosovën, ajo ndodhet në listën e shteteve që kanë bërë një gjë të tillë.

Kryeministri i Guinea Bissau është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, me të cilin kanë biseduar për avancimin e bashkëpunimit ekonomik dhe çështjeve rajonale.