Mogherini e ka lëshuar e nervozuar takimin me Haradinajn

Mogherini e ka lëshuar e nervozuar takimin me Haradinajn

17 nëntor 2017 13:18

Dalin ngadalëë arsyet e mundshme të anulimit të Konferencës së shtypit midis përfaqësueses së lartë BE për Politikë të Jashtme e Siguri, Federice Mogherini, dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Pohohet se Mogherini ka lëshuar takimin e Këshillit të MSA-së e nervozuar.

Sipas Radios Evropa e Lirë atmosfera e takimit të Këshillit të MSA-së mes Kosovës dhe BE-së ka qenë e tensionuar dhe në një moment Mogeherini thuhet se e ka lëshuar takimin e nervozuar. Duke u thirrur në një burim që ka marrë pjesë në takim ky medium raporton se kur Haradinaj ka përmendur nevojën që edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përfshihen në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, ajo këtë mund ta ketë kuptuar tepër personalisht dhe e ka lëshuar takimin, raporton korrespondenti i Kohës Ditore nga Brukseli.

Në Këshillin e BE-së është shumë e rrallë që të anulohet konferenca e shtypit pas takimeve të MSA-së, siç ndodhi sot në rastin e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Nexhdet Rrukaj20/11/2017 09:53

Po te ishin gjith kryeminstat si Ramushi mos.me lshu "pe" moti i kishim punt mir .... ky osht hapi i par i Kryeminstrit

Shto koment

Të ngjashme