Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha kanë replikuar disa herë me njëri-tejtrin ditën e sotme nga foltorja e Kuvendit, transmeton Shqip.
Basha bëri thirrje që të mos votohet buxheti i 2018-ës, që sipas tij do të shërbejë për pastrimin e parave të krimit, duke përfshirë dhe emrin e vëllait të kryeministrit, Olsi Rama.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë replikë Rama përmendi Avni Ponarin, një mbështetës dhe sponsor i PD-së i cili kërkon të ndërtojë hotel me 5 yje në Valbonë.
Po ashtu Rama tha se vëllai i tij është një njeri i zakonshëm dhe jo një kunat i famshëm duke pasur parasysh këtu kunatin e Bashës.
“Bëhu vetja, prano vogëlsinë tënde dhe rritu Lul se PD ka nevojë për një lider të rritur jo për një fëmijë që nuk rritet dot, këto nuk janë batuta, janë fjalët e një njeriu që të do, që ka bërë përpjekje të sinqerta të ndihmojë të rritesh, të bësh një akt prej lideri dhe të vetmin akt prej lideri ti e mohove dhe e mohon. Lul, Monika të bën të ndihesh më i fortë por nuk të rrit dot, të zvogëlon, ndaj, bëj si të duash, hajde prapë këtu, fillo me sharje e shpifje. Vëllai im është njeri i zakonshëm jo kunat i famshëm por unë kurrë asnjëherë nuk vij me librin e shtëpisë së tjetrit, nuk vij për të bërë lufta me ju.” – tha Rama
“Avni Ponari, ndërtues dhe sponsor i PD, kërkon të ndërtojë një hotel me 5 yje në Valbonë. Po pastron para, të kujt? Po investon para të tij legjitime. Kjo është kërkesa e parë.”-vazhdoi Rama. Dhe më pas i përmendi kunatin, Bashës.
Pjesë nga replikat mes Ramës e Bashës
Rama: “Unë nuk mundem veçse të buzëqesh, duke replikuar për sharjet, fyerjet dhe shpifjet që sapo më adresoi shumë i dashuri Lul. Meqë e nise me Papa Franceskun edhe unë po e vazhdoj me të, që thotë “Flisni vetëm për mëkate e skandale, sepse iu intereson zhurma që bënë një pemë që bie dhe jo pylli që rritet”. T’i hysh gjithë atyre që u thanë është njëlloj si t’i hysh detit me këmbë. Jemi një vend që është më i bukuri, turistik në të gjithë kilometrat katror të tij, me dy dete, me erëra që fryn, me diellin që lind e perëndon më bukur se kudo dhe sot jemi i vetmi vend në Mesdhe që nuk kemi një hotel me pesë yje. Jo yje që kanë emrin e pronarit dhe një palasë nga pas. Ne do ndërtojmë hotele me pesë yje në Shqipëri dhe për këtë nuk kemi bërë asnjë shpikje, por kemi adoptuar legjislacion të ngjashëm me atë të vendeve si Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, etj. Po marr Malin e Zi që në këtë aspekt na ka lënë targën e nuk ia shohim më. Si do u bëka ky pastrim i madh parash, kur paketa është shumë e qartë. Kemi kërkesën e parë, quhet Avi Ponari, votues dhe sponsor i PD, kërkon të ndërtojë hotel me pesë yje në Valbonë. Po investon të ardhurat e tij legjitime. Ndryshimi i madh mes meje dhe Bashës është ky, unë nuk i ndaj shqiptarët në tanët dhe të atyre dhe kurrë nuk i fusë njerëzit në një thes. Po e mbyll me Papa Franceskun “Nuk rritesh dot nëse nuk e pranon vogëlsinë tënde”. Problemi yt është se në përpjekjen për tu bërë një kopje e të madhit, që s’na ka ardhur ende, je një kopje e pagëlltitshme e Lulit e vockël”.
Basha: “Vjen këtu e dërdëllit me batuta, për njerëz që ti vetë i etiketon si votues e financues të kësaj e asaj partie. Unë nuk i ndaj njerëzit në demokratë e socialistë, por në njerëz të lidhur me krimin dhe të ndershëm. Në demokratë e socialistë të ndershëm dhe një grusht horrash, kryesisht në partinë tënde, që i ke mbledhur ti shndërrimin e këtij vendi në lavatrice të krimit. Nuk ka dalë kot që ke marrë fund publikisht, por ke dalë dhe nga pikëpamja e logjikës e vjen ëktu e bën diversione. Unë nuk i ndaj njerëzit politikisht, por në të ndershëm dhe një grusht horrash, kryesisht në oborrin tënd, që ti i ke mbledhur për pasurinë tënde. Nuk i do fjalët e mia?! Merr fjalët e DASH: Vend kryesor i prodhimit të drogës. Nuk i shikoje ti fushate e drogës katër vites, as piostat e avionëve, as fikjen e radarëve. Ti thoje “ku ka drogë, nuk ka drogë” derisa një mëngjes u zgjove e the “e mposhtëm drogën”. Nuk më ka interesuar kurrë personi yt, për përgjegjësia që kam ndaj njerëzve të majtë dhe të djathtë dhe ftoj atë që nuk të ndjek ty si zombie të mos e ngrejë kartonin. Jemi vend kryesor për pastrimin e parave të drogës. Ti nuk e pe drogën asnjë ditë, katër vite me radhë, as gomonet, as radarët e fikur, as avionët, as ministrin. U bëre gazi i botës dhe një mëngjes u cove e the ‘e mposhtëm drogën’, duke u bërë qesharak. Po gabohesh nëse mendon se jam këtu për t’u marrë me ty. Nuk më intereson dhe s’më ka interesuar kurrë personi yt. Është detyra ime të paralajmëron ndonjë njeri që ka mbetur këtu i ndërgjegjshëm të mos e ngrejë kartonin për të varfëri të shqiptarëve. Ka hotele me pesë yje, ti dhe ministrat e tu i njihni shumë mirë. Do t’i vëmë kufirin te thana krimit e drogës”.
Rama: “Në letrën e tij Presidenti thotë “Ne duam drejtësi, jo gjueti shtrigash në Shqipëri”. Këtë të fundit nuk do ta shpjegojmë sot se është dita e tolerancës. Papën e solle ti Lul, dhe unë duke qenë se e njoh veprën e tij më mirë se ti, ta solla këtu. Pranoje vogëlsinë tënde Lul, para se të rritesh. Je fallso, prano vogëlsinë Lul”.