Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj sot do të jetë në Bruksel që të marrë pjesë në Këshillin e Stabilizim Asociimit Kosovë-BE.
Mirëpo atje është edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, e cila tashmë ka zhvilluar takime me zëvendës presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSe a do të takohen kryeministri kosovar dhe homologia e saj që ndodhen në Bruksel, një gjë e tillë, sipas RTK-së, nuk është njoftuar nga asnjëra palë.
Sido qoftë, kryeministri Haradinaj ditë më parë ka thënë se nuk e ka problem të takohet me Bërnabiqin dhe të diskutojnë për tema të ndryshime që i përkasin të dyja vendeve.
Kujtojmë, se në këtë takim pritet të diskutohen çështjet aktuale të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe procesi i harmonizimit të politikave dhe legjislacionit me BE-në.