Serbia paralajmëron ndërtimin e “Autostradës së Paqes” drejt Kosovës Foto: Ilustrim

Serbia paralajmëron ndërtimin e “Autostradës së Paqes” drejt Kosovës

15 nëntor 2017 16:12

Beograd, 15 nëntor – Ministrja e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës të Serbisë, Zorana Mihajlloviq, ndër projekte të tjera rrugore, ka paralajmëruar fillimin e ndërtimit të, siç e ka quajtur ajo, Autostradës së Paqes në drejtim të Kosovës, transmeton Koha.net.

Gjatë një vizite disa objekteve të infrastrukturës bashkë me një delegacion të Bankës Investive Europiane, ajo ka paralajmëruar projekte të reja infrastrukturore.

“Një projekt i ri bashkë me Bankën Investive Europiane është edhe “Autostrada e Paqes” Nish-Merdar-Prishtinë, për fazën e parë të të cilës, nga Nishi deri në Plloçnik, do të shpenzohen 212 milionë euro”, është shprehur ajo.

Bashkimi Europian investon për ndërtimin e kësaj rruge.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shqipnia20/11/2017 09:02

Krejt shkiet vin me rikolonizu Kosoven se shqiptart nuk i lejojn me dal andej. Bojn luft "me i mbrojt shumicen serb". Njejt si Rusi ka bo krim te Ukraines

Sabiti16/11/2017 11:11

Merrne si me rezervë këtë autostradë të paqes?!

Shto koment

Të ngjashme