Arbëri

Republika Srpska bllokon Kuvendin e BeH për shkak të Kosovës

Deputetët nga Republika Srpska nuk kanë marrë pjesë sotë në seancën e Dhomës së Përfaqësuesve bë Parlamentin e Bosnjës e Hercegovinës, për shkak të deklaratës së anëtarit të Presidencës së BeH, Bakir Izetbegoviqit rreth njohjes së Kosovës, transmeton Koha.net raportimin e medieve serbe.

Një ditë më parë presidenti i Republika Srpska, Millorad Dodik kishte bërë thirrje për bllokimin e institucioneve të BeH për shkak të deklaratës së anëtarit të Presidencës së këtij vendi, Bakir Izetbegoviqit për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbrojtjen e integritetit të BeH.

Të rikujtojmë se Kabineti i Bakir Izetbegoviqit akuzoi agjencinë serbe të Tanjugut për keqinterpretim të deklaratës së Ozetbegoviq rreth Kosovës, në një intervistë për DW. Interpretimin tendencioz të intervistës së tij për DW e konfirmoi edhe gazetari, Bahri Cani, bën të ditur Koha.net.