Termocentralet me gaz, një në Korçë e një në Kuçovë

Termocentralet me gaz, një në Korçë e një në Kuçovë

14 nëntor 2017 21:06

Ndërtimi i gazsjellësit TAP ka hapur perspektiva për ndërtimin e burimeve të reja energjetike në jug të vendit.

Sipas masterplanit të gazit në Shqipëri janë dy termocentrale të rinj që mund të ndërtohen në zonën e Korçës dhe të Kuçovës pranë gjurmës dhe stacioneve të pompimit ku kalon gazjellësi.

Si Korça dhe Kuçova kanë pasur më parë TEC me mazut, por që janë nxjerrë jashtë funksionit prej dekadash. Ngritja e këtyre dy centrale me lëndë djegëse vjen si ide në një moment kur Shqipëria po kalon një krizë prodhimi energjie në Kaskadën e Drinit për shkak të thatësirës dhe mungesës së burimeve alternative.

TEC i Vlorës është jashtë funksionit dhe me teknologjinë që ka, kosto e prodhimit të energjisë del tepër e lartë. Edhe ai është parashikuar për t’u përshtatur për të përdorur gazin natyror si lëndë të parë.

Termocentralet e reja parashikohen si koncesione dhe për të nxitur investimet e rëndësishme, në Kuvend ka mbërritur propozimi i Qeverisë që për investimet mbi 100 milionë euro në energjetikë dhe me fuqi të instaluar mbi 2 megavat, procedurat të përshpejtohen, raporton Tch.

Termocentrali i Korçës është parashikuar me një fuqi prej 200 megavatësh dhe konsumi vjetor do të arrijë deri në 125 milion metra/kub gaz në vit. I njëjti nivel konsumi është parashkiuar edhe për TEC-in e Kuçovës.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme