SHBA mbështet dialogun Kosovë - Serbi

SHBA mbështet dialogun Kosovë - Serbi

14 nëntor 2017 19:47

Zëvendësambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Michele Sison, tha sot në Nju Jork, se zgjedhjet e fundit lokale ishin një tregues i përparimit të mëtejshëm në Kosovë.

“Ne vazhdojmë të mbështesim dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës”, tha Sison, në mbledhjen e rregullt të KS të OKB-së për Kosovën, ku është diskutuar raporti i fundit i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guterres për punën e UNMIK-ut, raporton KP.

Diplomatja amerikan theksoi se është koha për të ndryshuar misionin e OKB-së në Kosovë dhe se është e nevojshme që të ketë një periudhë raportimi nga tre muaj në gjashtë muaj.

Ajo gjithashtu tha se është e nevojshme të zvogëlohet numri i zyrtarëve të UNMIK-ut dhe buxheti i atij misioni.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme