Shpend Ahmeti anulon pjesëmarrjen në debatin e sotëm në Rubikon të KTV-së

Shpend Ahmeti anulon pjesëmarrjen në debatin e sotëm në Rubikon të KTV-së

14 nëntor 2017 19:23

Sot, rreth orës 17:15, unë jam takuar me përfaqësuesit e Shtabit Zgjedhor të kandidatit të LVV-së për Prishtinën, Ylli Hoxha dhe Adonis Tahiri, të cilët më kanë thënë se - ndonëse e kanë konfirmuar pjesëmarrjen e Shpend Ahmetit në Rubikon sonte live - kanë vendosur që këtë ta shtyjnë për ndonjë ditë tjetër.

Ata, që të dy, më kanë thënë se janë të vetëdijshëm për këtë njoftim të vonshëm, edhe pse e kishim konfirmuar edhe me shkrim edhe gojarisht, por se ky është vendim i partisë.

Ndërkohë, Hoxha i është drejtuar edhe me një email KTV-së, ku shpreh gatishmërinë që Ahmeti të vijë për debat në këtë televizion ndonjë ditë tjetër.

Natyrisht, vendimet për pjesëmarrje, shtyrje ose anulime të debateve televizive janë vendime autonome të subjekteve politike dhe ne nga media aty nuk mund të ndikojmë.

Për hir të korrektësisë duhet nënvizuar se edhe kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, ka anuluar dy debate televizive të konfirmuara javët e kaluara nga të dy kundërkandidatët në KTV.

Patjetër, siç edhe është praktikë jona, nëse anulimi ose kërkesa për shtyerje do të bëhej një ditë më herët, ose edhe në mëngjesin e të njëjtës ditë - nga cilado palë - ne nuk do ta paralajmëronim emisionin dhe do ta ndërronim temën/debatin. Por, në rastet kur ka konfirmim dhe pastaj ndryshon diçka, kurse emisioni është paralajmëruar, ne vazhdojmë me ata që vijnë.

Sinqerisht,

Adriatik Kelmendi

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme