Daçiq thotë se Serbia është e gatshme për kompromis, “por Prishtina nuk po zbaton marrëveshjet”

Daçiq thotë se Serbia është e gatshme për kompromis, “por Prishtina nuk po zbaton marrëveshjet”

14 nëntor 2017 19:04

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, deklaroi sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, se Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromisi, por Prishtina sipas tij nuk po zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe ka bërë thirrje që pa vonesa të themelohet bashkësia e komunave serbe.

Daçiq kërkoi që të mos ndryshohet mandati i UNMIK-ut dhe vlerësoi praninë e OKB-së me rëndësi për ndërtimin dhe avancimin e stabilitetit dhe sigurisë, si dhe ndërtimin e mirëkuptimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë, raporton KP.

Shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin, deklaroi se iniciativa e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për dialogun e brendshëm për Kosovën kontribuon për të qytetarët e rajonit.

Mbledhja e KS të OKB-së, ku është shqyrtuar raporti i sekretarit të përgjithshëm Antonio Guteres për punën e misionit të OKB-së në Kosovë-UNMIK është mbajtur sot në Nju Jork.

Ai ka vlerësuar se dialogu Beograd-Prishtinë kërkon përkushtim më të fuqishëm. Guteres në raportin e rregullt tremujor për punën e UNMIK-ut nga data 16 korrik deri 15 tetor ka theksuar se ky mision ka punuar në ndërtimin e mirëbesimit ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme