SHBA e zhgënjyer nga komisioni i ri për demarkacion, kërkon të ratifikohet versioni aktual

SHBA e zhgënjyer nga komisioni i ri për demarkacion, kërkon të ratifikohet versioni aktual

14 nëntor 2017 17:26

Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se është zhgënjyer nga raportimi i djeshëm i komisionit të ri për kufirin para komisionit të Kuvendit për Integrime Evropiane.

Sipas një njoftimi të Ambasadës, pohimet e komisionit të ri janë të pabazuara, çorientuese, dhe të gabueshme.

“Marrëveshja ekzistuese pasqyron një proces të saktë të përcaktimit të kufirit, të konfirmuar nga komisioni shtetëror i Kosovës dhe ekspertë të shumtë të njohur ndërkombëtarisht. Në vitin 2015 Departamenti i Shtetit konfirmoi se marrëveshja origjinale saktësisht pasqyronte vijën kufitare që ka ekzistuar mes Kosovës dhe Malit të Zi që nga viti 1974. Që nga atëherë nuk kanë dalë fakte që do ta vënin në dyshim atë vendim. Vënia në dyshim e marrëveshjes dhe zvarritja e procesit të ratifikimit kërcënojnë marrëdhëniet e Kosovës me fqinjët e saj dhe me BE-në, dhe e lënë Kosovën dhe qytetarët e saj të izoluar”, thuhet në deklaratën e Ambasadës amerikane.

Deputetët nuk i bind raportimi tri orë e gjysmë i Komisionit të Bulliqit, pati edhe përplasje

Kjo ambasadë ka thënë se tani është koha që institucionet e Kosovës të punojnë për të promovuar interesat e qytetarëve të Kosovës në këtë çështje. Ajo ka ftuar edhe njëherë që të ratifikohet marrëveshja ekzistuese.

“Ne nxisim politikanët e Kosovës që të shikojnë përtej interesave personale partiake dhe politikës partiake, dhe që të përqendrohen në nevojat e qytetarëve të tyre duke e ratifikuar marrëveshjen ekzistuese sa më shpejtë që është e mundur”, thuhet në fund të deklaratës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme