Sipas ish-ambasadorit amerikan, shqiptarët njohin vetëm urrejtjen dhe frikën nga serbët

Sipas ish-ambasadorit amerikan, shqiptarët njohin vetëm urrejtjen dhe frikën nga serbët

14 nëntor 2017 12:02

Beograd, 14 nëntor - Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomery deklaroi se Bashkimi Europian nuk ka bërë trysni të mjaftueshme ndaj Prishtinës për të përmbushur detyrimet e veta, transmeton Koha.net raportimin e medieve të Beogradit.

Siç citohet të ketë thënë ai, Serbia duhet që në negociatat me BE-në në kuadër të Kapitullit 35 (ky kapitull i referohet raporteve midis Serbisë e Kosovës – sqarim ynë) të ndërpresë çdo gjë deri sa pala e Kosovës të mos zbatojë ato për të cilat është marrë vesh me të.

Sipas tij në nivelet e larta të pushtetit në Uashington nuk ka ndonjë interesim të madh për Ballkanin dhe ka shtuar se nuk është i sigurt nëse presidenti i SHBA, Donald Trump, do të mund ta gjente këtë vend në hartë.

I pyetur të komentojë faktin se ende nuk është themeluar Bashkësia (Asociacioni) i Komunave Serbe, Montgomery u përgjigj se tash, meqë nuk është më diplomat, mund të thotë haptas se shqiptarët e Kosovës as që kanë ndonjë dëshirë ta zbatojnë atë pjesë të marrëveshjes dhe që atë ta shtyjnë.

Për të ardhmen e dialogut midis Beogradit e Prishtinës ai ka thënë se do të jetë shumë e vështirë, meqë është realitet se nuk ekziston qeveria e fuqishme dhe e fortë ose konsensusi në Prishtinë se si të veprohet rreth kësaj çështjeje.

Siç citohet të ketë thënë ish-ambasadori amerikan, e vetmja gjë për të cilën pajtohen shqiptarët në Kosovë është urrejtja dhe frika nga serbët, transmeton Koha.net.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Nazimi20/11/2017 14:59

Ky zoteri (nese mund te quhet keshtu) tani eshte vetem nje limon i shtrydhur qe me nuk i hyn ne pune askujt per asgje.Ketij nuk i pengon se keta serb ja kan vrar 3 shtetas amerikan dhe per ta asnje njeri ne serbi as qe eshte intervistuar,keta serb ja kan ven flaken Ambasades Amerikane ne Beograd dhe per kete akt kryeresit e ketij krimi jan denuar me denim qesharak,denim me kusht. Si duket ish Ambasadorin e paska leshue kujtesa.

ardian15/11/2017 14:56

Ish-ambasador, cili popull i Ballkanit nuk urren dhe ua ka frikën serbëve dhe cila është arsyeja e kësaj urrejtjeje dhe frike?

Blenti15/11/2017 11:04

Pse nuk nuk del ndonjë antar i parlamentit me komentu ndaj keti depsuzi se kur e fyen dikush sërbët apo sërbin menjëher ata dalinë dhe kanë me mbrojt vendin dhe populin e tyre kursr tanët rinë në gjume ndoshta presin që ndonjë i husnbtë folë për ta. Mare ju koft se e murët gjithë SHQPTARËT ne qafë.

Ernest Tushi15/11/2017 11:06

E nderuara redaksi dhe te nderuar dashamires te Kohes Ditore. Me duhet te jem vulgar ne shprehje , kur behet fjale per komentet e ish ambasadorit Montgomery !!! Po ky eshte mendimi i im, dhe besoj se kam drejte dhe me lejohet t'ja shprehi ,pra ketij te frustruarit ish diplomatit amerikan !! Nuk mund t'i them gje tjeter pervec se me porcion te madh dhe stil te ulet prej ish diplomati, me rastin veprimtarise se tij pensionale neper Serbi ,se po hane fuqishem mut. Thjesht dhe thukt e thanun !! Me plote merit !!

Shto koment

Të ngjashme