Ildem: NATO i jep rëndësi dialogut Kosovë-Serbi

Ildem: NATO i jep rëndësi dialogut Kosovë-Serbi

14 nëntor 2017 10:36

Ndihmës-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike Tacan Ildem, tha se një Ballkan stabil është një Evropë stabile.

Ai theksoi se fqinjësia e mirë nuk është luks por parakusht për integrim, duke thënë se NATO po punon me të gjithë për të ruajtur sigurinë në Ballkanin Perëndimor.

Ildem tha se NATO i jep rëndësi të madhe dialogut të Kosovës me Serbinë, derisa ka shtuar se organizata më e fuqishme ushtarake që ai përfaqëson, nuk i injoron kërcënimet e çfarëdo lloji, transmeton ksp.

Tacan Ildem këto deklarata i bëri gjatë konferencës ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e cila po mbahet në Prishtinë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme