Tri vendime duhet të marrë Qeveria e Kosovës në mënyrë që Komisioni për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale të fillojë procesin e verifikimit.
Vendimi për caktimin e shumës së kompensimit të viktimave që do të verifikohen, ai për caktimin e kompensimit që do të marrin anëtarët e Komisionit për verifikimin e viktimave të dhunës seksuale, si dhe vendimi për formimin e sekretariatit të tij duhet të votohen në Qeveri, para se të bëhet hapja zyrtare e procesit të aplikimit për të marrë statusin e viktimës së dhunës seksuale. Për këto tri çështje propozim-vendimet tanimë kanë shkuar në Qeveri, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAto janë nënshkruar nga ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, dhe sekretari i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi. As në Qeveri e as në Ministri nuk kanë treguar se kur pritet ato të vihen në rend dite për votim në Qeveri... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.