Në seancën fillestare të mbajtur në Gjykatën e Prishtinës, Fisnik Ismajli është deklaruar i pafajshëm.
Sipas aktakuzës, deputeti Ismajli akuzohet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, transmeton RTK.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë aktakuzë thuhet se i pandehuri pa autorizim ka poseduar armë në atë mënyrë që më 30.11.2015 gjatë një kontrolli nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës në hollin e Kuvendit të Kosovës tek i pandehuri janë gjetur dhe sekuestruar dy bombola me gaz lotsjellës të cilat i kishte fshehur në këpucët e tij me qëllim që t’i fusë në sallën plenare të Kuvendit.