Gruaja e kujt paguhet 1000 euro pa punuar në RTK?

14 mars 2017 21:20

Deputetja Shqipe Pantina në debatin për transmetuesin publik dhe ndryshimet në ligjin e RTK-së në Rubikon të KTV-së theksoi se ndër problemet kryesore aty janë ata që paguhen pa punuar fare.

Sipas saj, është gruaja e kryetarit të Klinës, e cila sipas Pantinës paguhet për emisionin “Vikendi”.

“Rasti i gruas së kryetarit të Klinës e cila paguhet 1000 euro për emisionin “Vikendi” i cili financohet nga RTK-ja dhe për të cilën bordi nuk di”, ka thënë Pantina.

Për këtë, Pantina fajëson bordin e transmetuesit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

comments powered by Disqus
Të ngjashme