Arbëri

Haradinajt i kërkohet ndryshimi i Ligjit për pensionistët

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një takim me Shaban Kajtazin, kryetar të Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës së Kosovës ka shprehur përkushtim që të sigurohet përkujdesje më dinjitoze për ta.

Në njoftimin e qeverisë së Kosovës thuhet se Haradinaj ka shprehur përkushtim për rritjen e mirëqenies për pensionistët sepse sipas tij, shoqëria kosovare këtë temë e ka vonuar shumë.

Pensionistët dhe invalidët e punës kërkuan që të ndryshohet Ligji për pensionistët dhe të ndahen pensionet sipas kontributdhënies.