Arbëri

Thaçi: Përulem para sakrificës së grave dhe burrave britanikë që dhanë çdo gjë për lirinë e Kosovës

Descriptive Text

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në shenjë nderimi për dëshmorët britanikë, sot në Ditën Përkujtimore të Mbretërisë së Bashkuar ka bërë homazhe te Memoriali Përkujtimor i Britanikëve në sheshin “Edit Durham” në Prishtinë.

Ai ka thënë se përulet para sakrificës së të gjithë atyre që dhanë çdo gjë për lirinë tonë.

“Sot, Kosova bënë nderimin për të gjithë ato gra dhe burra britanikë që dhanë jetën e tyre duke i shërbyer paqes, stabilitetit, mirëkuptimit, tolerancës dhe misioneve humanitare në Kosovë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Kreu i shtetit ka thënë se Kosova, institucionet dhe populli i saj, do të jenë gjithmonë mirënjohës ndaj Britanisë së Madhe për mbështetjen e vazhdueshme dhe do të nderojnë gjithmonë sakrificën e këtyre burrave dhe grave britanikë, por edhe përkushtimin e jashtëzakonshëm në mbështetje të Kosovës, të paqes dhe stabilitetit për tërë rajonin e Ballkanit Perëndimor.