Arbëri

Kryeministri belg: Shpresoj që Kosova të vazhdojë të shënojë progres në marrëdhënie me BE-në

Descriptive Text

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes Facebookut ka publikuar letrën përmes së cilës kryeministri i Belgjikës, Charles Michel i ka uruar marrjen e detyrës.

Në urim të kryeministrit belg, thuhet se shpreson që Kosova të vazhdojë të shënojë progres në marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Evropian.

Postimi i Haradinajt:

Sot pata kënaqësinë të pranoj urim nga Kryeministri i Belgjikës, z. Charles Michel.

Në urim thuhet:

I nderuar zotëri Kryeministër, i nderuar koleg,

Kam nderin të ju përgëzoj për emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.

Në emër të Qeverisë së Belgjikës, ju dëshiroj sukseset më të mira, veçanërisht në konsolidim të institucioneve, të sundimit të ligjit dhe të zhvillimit ekonomik të Kosovës, poashtu në fuqizimin e stabilitetit të shtetit tuaj, si dhe në thellimin e bashkëpunimit rajonal.

Belgjika, poashtu, shpreson që Kosova të vazhdojë të shënojë progres në marrëdhënie më të ngushta me Bashkimin Evropian.

 

Image